Vlefshmëria

vlefshmeria

 

Leja për të qëndruar katër vite

Karta Blu zgjat po aq sa edhe kontrata e punës mirëpo në fillim ajo është e limituar në katër vite. Në fillim Karta Blu vlen katër vite ose po aq sa kohëzgjatja e kontratës së punës + 3 muaj. Pronarët e Kartës Blu kanë të drejtë qëndrimi edhe tre vite pas skadimit të afatit të vlefshmërisë së saj nëse ende vazhdon kontrata e punës me punëdhënësin.

 

Të diplomuarit

Të posadiplomuarit i kanë avantazhet e tyre në bazë të këtij sistemi të ri. Akademikët kanë të drejtë të aplikojnë për një vizë gjashtë-mujore nëse ata nuk janë të sigurtë se mund të fitojnë mjaftueshëm sa për të jetuar. Gjatë kësaj kohe ata mund të kërkojnë një punë të përhershme. Të huajt që kanë përfunduar Universitetin në Gjermani dhe kanë një diplomë Gjermane madje kanë shumë më shumë avantazh në gjetjen e një vendi të punës në Gjermani menjëherë pas diplomimit. Ata mund madje të punësohen me orar të shkurtuar (120-240 ditë pune brenda një viti). Para se të fillontë Programi i Kartës Blu limiti i punëve me orar të pjesshëm ishte 90-180 ditë brenda vitit. Të posadiplomuarit nga Universitetet Gjermane tashmë kanë afat kohor prej 18 muajsh që të gjejnë një vend pune të përshtatshëm për nivelin akademik dhe profesionin e tyre. Të diplomuarit me programe praktike kanë afat kohor një-vjeçar për t’a gjetur një vend pune të përshtshëm për ta duke mos pasur kufizime në numrin e orëve të punës (për vendet e punës me orar jo të plotë).