Të tjera

Përgjegjësitë e Au Pair

Gjatë gjithë vitit Au Pair-ët kryejnë një gamë të gjërë të detyrave përveç detyrës bazë që është kujdesi ndaj fëmijëve dhe Familjes Mikpritëse. Gjitha detyrat dhe detajet e obligimeve vendosen nga Familja Mikpritëse. Detyrat kryesore të Au Pair ndaj Familjes Mikpritëse janë:

– Zbavitja e fëmijëve dhe mësimi i kulturave të reja;

– Ofrimi i ndihmës ndaj fëmijëve lidhur me detyrat e shtëpisë, paketimin e drekës apo mëngjesit si dhe dërgimin e tyre në shkollë dhe marrjen nga shkolla në shtëpi;

– Përgatitja e ushqimit për fëmijët;

– Dërgimin e fëmijëve në parqe dhe në aktivitetet e tyre të lira;

– Larjen dhe veshjen e fëmijëve.