Sigurimi social

Sigurimi social në Gjermani iu mbron nga rreziqet e sëmundjeve, papunësisë, jo-aftësisë në profesion dhe iu plotëson nevojat medicinale. Punëtorët e kualifikuar më shtetësi të huaj janë të siguruar nga punëdhënësit në fushën e sigurimit ligjor dhe atij social. Në lidhje me sigurimin shëndetësor punëdhënësit duhet t’a zgjedhin një pako dhe t’i informojnë punëtorët në lidhje me përfitimet e saj. Sigurimi social konsiston në pesë pika:

  • Sigurimin shëndetësor,
  • Sigurimin infermierik,
  • Skemën pensionale,
  • Sigurimin nga papunësia dhe
  • Sigurimin nga aksidentet.

 

Sigurimi shëndetësor

Pika qendrore e sigurimit social është sigurimi shëndetësor. Rreth 90% e popullsisë në Gjermani ka sigurim shëndetësor. Punëdhënësit dhe trajnuesit janë të siguruar masivisht, kjo do të thotë se ekziston kërkesa ligjore për sigurim. Punëtorët duhet t’a zgjedhin pakon e sigurimit shëndetësor para se të fillojnë punën. Ekzistojnë rreth 170 pako të ndryshme sigurimi shëndetësor në Gjermani. Kur sigurohet një person me ndonjërën nga këto pako sigurimi atëherë edhe familja e tij-gruaja dhe fëmijët sigurohen automatikisht pa ndonjë kosto shtesë nëse janë të papunë apo kanë një pagë relativisht të ulët.

Ata i gëzojnë të drejtat e barabarta sikurse edhe punëtorët e sigururar. Fëmijët deri sa të arrijnë moshën 18 vjeçare apo edhe në rastet kur vazhdojnë studimet ne universitet deri ne moshën 25 vjeçare, janë të siguruar nga familja.

Kompania e cila ofron shërbimin më me reputacion në Gjermani dhe e cila përfshin pjesën më të madhe të siguruar të popullsisë quhet BARMER GEEK. Kjo pako e shërbimit shëndetësor përfshin studentët, trajnerët, poashtu edhe punonjësit. Ajo punon me bazën e të dhënave të internetit xy.xy dhe është propozimi ideal për shtetasit e huaj.

 

Sigurimi infermierik

Të gjithë personat që kanë sigurim shëndetësor automatikisht bëjnë pjesë në bazën e të dhënave të sigurimit infermierik. Sigurimi infermierik është pjesë integrale e shërbimit shëndetësor. Edhe kjo përfshin poashtu anëtarët e familjes. Nevojat infermierike paraqiten kur një individ vuan nga ndonjë sëmundje fizike apo mentale.

 

Skema pensionale

Skema pensionale i shërben punonjësve kur arrijnë moshën e plakjes. Të gjithë të punësuarit janë të siguruar në mënyrë të barabartë në skemën e pensionit. Në Gjermani limiti i moshës së pensionimit prej vitit 2012 deri ne vitin 2029 do të rritet në nga 65 deri në 67 vite.

 

Sigurimi nga papunësia

Kjo pako sigurimi është kërkesë ligjore për të gjithë të punësuarit dhe trajnerët në Gjermani. Agjensia Federale për punë është e vendosur në qytetin e Nurembergut. Në qytetet e tjera janë të vendosura zyra regjionale të Agjensionit Federal për Punësim.

 

Sigurimi nga aksidentet

Të gjithë të punësuarit dhe trajnerët në Gjermani janë të siguruar nga aksidentet. Kjo varet krejt prej rrezikshmërisë së punës që ata e bëjnë. Poashtu edhe nxënësit dhe studentët janë të siguruar gjatë kohës së mësimeve-studimeve.