Produktet dhe shërbimet

Punësohu do të jetë lider në treg për arsye se do t’i përputh aftësitë e klientit me punën e cila është e duhura për të. Punësohu mund të gjejë punën e duhur brenda vendit dhe në Evropën Perëndimore kudo që klienti kërkon, por gjithmonë duke u bazuar në kualifikimin e tij.

Si agjension i punësimit ne do të ofrojmë shërbimin e punësimit fleksibil duke u bazuar në kualifikim, përfshirë ndërmjetësimin për kontratën e punës.

Ne do t’iu ofrojmë klientëve tanë dhe asistencë në plotësimin e formularëve dhe përgatitjen e dokumentacionit për punësim në gjuhën shqipe dhe gjuhët e huaja.

Punësohu u ofron aplikantëve një eksperiencë unike kundrejt një kërkimi tradicional të punës. Klientët do të kenë akses të menjëhershëm në pozitat e punës të cilat i ofrojnë kompanitë me të cilat ne kemi kontakte. Këta janë faktorë që do të na japin dhe avantazh në këtë treg.