Politikat e Privatësisë

 Politikat e Privatësisë dhe Rregullorja e Faqes në Internet të N.SH PROMOKOS

 

Me hyrjen tuaj në këtë faqe të internetit, ju pranoni se keni lexuar dhe pranuar kushtet e mëposhtme:
Kjo faqe në internet ku ju keni hyrë, www.punsohu.eu  është faqja zyrtare në internet e N.Sh PROMOKOS

 

Në këtë faqe përdoruesi mund të hasë në formularë të ndryshëm aplikimi (për shembull: Aplikimet për punë në kompani, aplikimi per mundesi punesimi jasht vendit) etj.

 

Në fusha të ndryshme të këtyre formularëve mund të lindë nevoja për të futur të dhëna personale.

 

www.punsohu.eu siguron çdo përdorues se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj i siguron me sistemin e sigurisë më të lartë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë plotësisht të gjithë bazën ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e përdoruesve, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Ligji në fuqi  “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe me  aktet tjera nënligjore.
Përdoruesi pohon vërtetësine dhe saktësinë e të gjithë të dhënave të plotësuara prej tij në formularët e ndryshëm. Me plotësimin e çdo formulari dhe shtypjen e butonit të vazhdimit, përdoruesi pranon të drejtën e kompanise për përdorimin e brendshëm, vetëm për qëllimin e kërkuar nga përdoruesi, të informacioneve të plotësuara si dhe procesimin e mëtejshëm të tyre nga ana e  www.punsohu.eu
Bazuar në ligjin “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, përdoruesi, nëpërmjet një kërkese, ka të drejtë të kërkojë të shohë të dhënat e tij personale dhënë vullnerarisht, apo të kërkojë korrigjimin dhe fshirjen  e tyre.

 

www.punsohu.eu