Politika për Marketingun e Drejtpërdrejt

Politika për Marketingun e Drejtpërdrejt

www.punsohu.eu

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale bazohet në pesë parimet themelore të përpunimit të të dhënave personale. Kjo u jep të drejtën të vacant subjeketeve të të dhënave personale dhe u japin obligime institucioneve të cilat i përpunojnë ato.

Ligji për Komunikime Elektronike si ligj specifik që rregullon perpunimin e te dhenave personale për qellime të marketingut të drejtpërdrejt si dhe Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i cili përcakton parimet e përpunimit te të dhënave përsonale për qëllime të Marketingut të Drejtpërdrejtë.

Politika shpjegon rregullat mbi aplikimin e Marketingut të Drejtpërdrejtë, me një fokus në thirrjet dhe tekstet të cilat u dërgohen subjekteve të të dhënave dhe se si kjo ndikon në gjenerimin dhe përdorimin e listave për marketing të drejtpërdrejtë. Kjo do të ndihmojë www.punsohu.eu , për të  zbatuar përpunimin e të dhënave personale për qëllim të Marketingut të Drejtpërdrejtë në harmoni me Ligjin per Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe legjislacionin në fuqi i cili rregullon aplikimin e marketingut të drejtpërdrejt.

Përmbledhje

www.punsohu.eu– përpunimin e të dhënave personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejt duhet të merret pëlqimi i subjekteve të të dhënave për ti njoftuar për marketing. www.punsohu.eu  duhet të dëshmoj se pëlqimi është dhënë me vetëdije, i qartë, specifik dhe gjithashtu duhet të mbajë shënime të qarta të pëlqimit.

www.punsohu.eu, nuk duhet të aplikoj marketing të drejtpërdrejt tek subjektet e të dhënave pa pëlqimin e tyre specifik të dhënë paraprakisht.

www.punsohu.eu, duhet të ndalojë dërgimin e mesazheve të marketingut për ndonjë person i cili paraprakisht nuk ka dhënë pëlqimin e tij ose saj.

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligji për Komunikim Elektronik nuk ndalojnë përdorimin e listave të marketingut, por www.punsohu.eu duhet të marrë masa për të siguruar se lista u përpilua në mënyrë të drejtë dhe të saktë që pasqyron kërkesat e subjekteve te te dhenave.

 

Korniza Ligjore

Kjo politikë është hartuar duke u bazuar në:

  • Kushtetuta e Republikës së Kosovës
  • Ligji për Mbrojtjen e te Dhenave Personale – Nr.03/L – 172;
  • Ligji për Komunikimet Elektronike – Nr.04/L-109;
  • Direktiva Europiane 2002/58/EC dhe
  • Direktiva Europiane 95/46/EC .

 

Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

  • Nëse Marketingu i drejtpërdrejtë përfshin përpunimin e të dhënave personale (nëse kompania ka të dhëna personale për personin që ka kontaktuar) ajo duhet të përputhet me parimet e përcaktuara ne Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Parimet më të rëndësishmë janë:

  • punsohu.eu duhet të përpunojë të dhëna personale në mënyrë të paanshme dhe te ligshme pa e cenuar dinjitetin e subjektin e të dhënave. Në veçanti, kompania duhet të tregoj detajisht tek subjektet e të dhënave në fjalë se si do të përdoren ato të dhëna saktësisht për qëllime të aplikimit të Marketingut të drejtpërdrejtë. Kompania nuk duhet të bëjë asgjë të paarsyeshme që do të mund të ju shkaktonte dëm të pa justifikuar.
  • punsohu.eu të dhënat personale duhet të jenë adekuate, relevante dhe nuk duhet t’i tejkalojnë qëllimet për të cilat ato janë grumbulluar dhe/ose përpunuar më tutje. Pra, të dhënat nuk mund ti përdorni për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë në qoftë se ato janë mbledhur me qëllim krejt ndryshe.
  • punsohu.eu, duhet të mbledhë të dhënat personale për qëllime të qarta, specifikuara dhe legjitime, dhe nuk mund të përpunohen ne kundershtim me  keto qellime
  • punsohu.eu, duhet të sigurojë që të dhënat personale janë të sakta dhe kur është e nevojshme të përditësohen
  • punsohu.eu, të dhënat personale mund të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje. Me rastin e përmbushjes së qëllimit të përpunimit, të dhënat personale do të asgjësohen, fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonime.

 

Të dhënat bazë që duhet të përpunohen për Marketingun e Drejtpërdrejtë janë:

  • Emri
  • Mbiemri
  • Adresa
  • Telefoni
  • Email

Gjithashtu, i jep subjekteve të të dhënave  të drejtën për të parandaluar që të dhënat e tyre personale të përpunohen për marketing të drejtpërdrejtë. Një individ mund në çdo kohë të jap njoftim/pëlqim më shkrim për të ndaluar ose për të filluar që ti përdoren të dhënat e tij për qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë. www.punsohu.eu, duhet të ndaloj çdo marketing të drejtuar një personi që ka paraqitur kërkesën për ndalim të përdorimit të të dhënave për qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë.

www.punsohu.eu, nuk mund të ndaloj marketingun e drejtpërdrejtë menjëherë në rast se ajo ndodhet në ndonjë fushatë të veçantë pasi është proces  i vështirë për parandalimin e marrjes së ndonjë materiali nga ndonjë subjekt i të dhënave i cili ka paraqitur  kërkesën për ndalim të marketingut të drejtpërdrejtë.  Megjithatë, për përmbushjen e kërkesave për ndalim të marketingut të drejtpërdrejt për subjekte të caktuar të cilët kërkojnë atë përmes thirrjeve, teksteve apo mjeteve të tjera elektronike, komunikimet duhet të ndalohen në afat prej tetë (8) ditëve nga marrja e kundërshtimit, brenda pesë (5) ditëve pasuese kompania e njofton subjektin për veprimet e ndërmarra.

Ligji për Komunikimet Elektronike

Ligji per Komunikimet Elektronike përkrah më detajitsht pjesën për marketing të drejtpërdrejtë. Megjithate, kompania duhet gjithashtu të jetë në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në rast se bëhet përpunimi i të dhënave personale.

Në rast se kompania është duke bërë marketing direkt pa pëlqimin paraprak përmes mjeteve elektronike apo duke punësuar dikënd tjetër ta kryej këtë dëtyre, duhet të punoj konform Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjit për Komunikimet Elektronike. Kjo përfshinë thirrjet telefonike (te dyja: live apo dhe të automatizuara), faxet, emailet, mesazhet tekstuale dhe format tjerat të dhënjes së mesazheve promocionale.

Kompania nuk mund përgjithësisht të dërgoj mesazhe tekstuale apo poste elektronike për individet të cilët nuk kanë dhënë pëlqimin e tyre paraprakisht.

Kompania gjithmonë duhet të prezantohet se kush është. Ajo gjithashtu duhet të prezantoj të dhënat kontaktuese në rast se individi në fjalë dëshiron të ndërprej marketingun e drejtpërdrejtë.

Marketingu i drejtpërdrejtë

Definicioni i marketingut të drejtpërdrejtë – “Komunikimi (me çfarëdo mënyre) të ndonjë reklame ose ofrimi të një produkti ose  material të marketingut që i është drejtuar në mënyrë të veçantë tek subjektet e të dhënave personale”

Ky përkufizim mbulon çdo formë reklamimi ose material marketingu, jo vetëm marketingut komercial. Të gjitha materialet promovuese përfshihen në këtë përkufizim, duke përfshirë edhe materialet promovuese me qëllime jo fitimprurëse.

Edhe pse fokusi i kësaj politike është në thirrje dhe tekste për marketing të drejtpërdrejtë, ajo mund të aplikohet edhe përmes marketingut online, mediave sociale dhe kanaleve të tjera për komunikim.

Element kyç i përkufizimit është që materiali duhet të jetë i drejtuar për individ të veçantë.  Këtu nuk përfshihen fletpalosjet që dorëzohen në derë të çdo shtëpie, si shtesa në revista apo reklama që i paraqitet çdo personi I cili viziton ndonjë faqe internet.

 

Hulumtimi I tregut

Kompania mund të kontaktoj konsumatorët për qështje të hulumtimit të tregut dhe nuk duhet të përfshijë komunikim të reklamave, materialeve të marketingut. Kompania duhet të kryej hulumtimin e tregut duke u bazuar në parimet bazë të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe legjislavionit në fuqi i cili rregullon këtë qeshtje. Të dhënat duhet të përdoren në mënyrë të drejtë, të sigurtë dhe vetëm për qëllime kërkimore.

Nëse gjatë një hulumtimi të tregut kompania vëren se ka gabime në databazën e klientëve, kompania mund ta bëjë përditësimin e të dhënave në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike.

Marketingu i dëshiruar dhe padëshiruar

Nuk ka ndonje ndalesë për dërgimin e materiali i marketingut që personi ka kërkuar në mënyrë specifike. Pra, në qoftë  dikush kërkon nga kompania që të jetë i informuar me material promocionale, mund ta bëjë atë.

Në rast se nuk ka kërkesë specifike për marketing të drejtpërdrejt ajo nuk do të aplikohet.

Pëlqimi

Pëlqimi është thelbësor për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë. www.punsohu.eu  duhet të posedojë pëlqime individuale para se të dërgoj tekste me mesazhe promocionale, email-e ose fax apo thirrje. Që të jetë e vlefshme, pëlqimi duhet të jetë i plotësuar me vetëdije të plotë, i qartë dhe specifik. Kompania duhet të mbajë të dhënat e qarta të pëlqimit se përse janë mbledhur ato dhe kur e si është marr pëlqimi.

Që pëlqimi të jetë valid, duhet të:

  • Dhënë lirshëm
  • Specifik
  • Informativ

Pëlqimi për marketingun elektronik duhet të jetë i qarte dhe specifik. Personi kur të jep pëlqimin duhet në mënyrë specifike të jep të drejtën se për cilin tip të komunikimit të marketingut të drejtpërdrejtë jep pëlqimin.

Mënyra më e qartë është të ftojnë klientët të plotësojnë formën (mënyrën e komunikimit të mesazhit) që të pranojnë mesazhe promocionale. Gjithashtu kompania ka krijuar formularin për ç’regjistrim për marketing të drejtpërdrejtë.

Formulari për pëlqim të marketingut të drejtpërdrejtë – forma e komunikimit duhet të përmbajë:

  • Posta
  • Email
  • Telefon
  • Tekst mesazhe
  • Thirrje të regjistruar

Limit kohor i validitetit të pëlqimit

Nuk ka ndonjë kohë të limituar se deri kur është valid pëlqimi i dhënë. Megjithatë, pëlqimi nuk do të jetë valid përgjithmonë. Se sa do të jetë valid pëlqimi, varet  nëse është ende e arsyeshme që në vazhdimësi të jetë valid për të plotësuar dëshirat e subjektit të të dhënave personale.

Normalisht, pëlqimi mund të tërhiqet në çdo moment nga personi i cili ka dhënë paraprakisht atë. Tërheqja mund të bëhët në të njejtën formë siç është dhënë pëlqimi. Dhe nga momenti i tërheqjes së pëlqimit nga ana e individit ( në rast se nuk është ndonjë fushatë në vazhdimësi) kompania do ta largoj nga lista e personave për dërgimin e mesazheve promocionale.

Prova e pëlqimit

Kompania ruan pëlqimet e dhëna të konsumatorëve për marketingun e drejtpërdrejtë si dëshmi në rast se dikush akuzon kompaninë se pranojmë mesazhe promocionale pa pëlqimin paraprak.

Në veçanti ata duhet të ruajnë datën e pëlqimit, metoden e pëlqimit, kush e ka marr pëlqimin, dhe saktesisht të jetë edhe forma e komunikimit të mesazheve promocionale.

 

 

E drejta për ç’regjistrim

Kompania nuk do ta kontaktojë personin që ka deklaruar se nuk do që të pranoj mesazhe promocionale. Me fjalë tjera, është e drejta për ç’regjistrim, dhe kompania nuk ka të drejtë të dërgoj mesazhe promocionale tek personat e ç’regjistruar.

Kompania ofron mundësinë e lehtë të c’regjistrimit në mënyren se si realizohet marketingu i drejtpërdrejt në atë mënyr realizohet dhe e drejta e kundështimit.


Koha e ruajtjes së të dhënave personale

Të dhënat personale mund të ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin janë grumbulluar ose përpunuar më tutje. Me rastin e përmbushjes së qëllimit të përpunimit, të dhënat personale do të asgjësohen, fshihen, shkatërrohen, bllokohen ose bëhen anonym. Me rastin e pranimit nga subjekti i të dhënave kërkesen për realizimin e kundërshtimit të dhënat personale do të shkatërrohen për qëllime të marketingut të drejtpërdrejt.

 

 

www.punsohu.eu

   02/05/5015