Mbrojtja nga mashtrimet

Si t’a identifikojmë një mashtrues (Scammer)?

Përkundër të gjitha përpjekjeve të agjensioneve të cilët janë të licensuara për programin Au Pair për t’i mbrojtur klientët e tyre prapëseprapë raportohen mashtrime.

Mashtruesit shpesh paraqiten si familje dhe tentojnë t’a fitojnë besimin tuaj duke komunikuar përmes e-mailit dhe përmes Skype-it.

Mashtruesit zakonisht kërkojnë para për vizë, biletën e aeroplanit, kinse për garancion. Asnjëherë mos bini pre e këtyre mashtrimeve të dërgoni para përmes Western Union apo Money Gramm. Mbani në mend: “Nje familje e vërtetë asnjëherë nuk do t’iu kërkojë para”.

Shumica e mashtrimeve përfshijnë:

  • Kërkesë urgjente nga larg, nga dikush që jeton jashtë;
  • Dërgimin e parave përmes Western Union apo Money Gramm;
  • Pamundësinë për të folur me ju në telefon.

Si t’i shmangemi një mashtruesi (Scammer)?

Keni kujdes nga mashtruesit. Në bazë të asaj që u tha më lartë mund t’a identifikoni një mashtrues dhe t’a mbroni veten kundër tij me rastin e kërkimit të parave dhe informatave financiare. Bëhuni dyshues ndaj çdo kërkese të natyrës së tillë.

Ju kursesi nuk duhet të pranoni të bëni ndonjë pagesë nga punëdhënësi juaj. Nëse ju keni ndonjë kërkesë të tillë sipas të gjitha gjasave ajo është një mashtrim apo tentim për t’iu mashtruar.

E-mailet mashtruese

Ndodh që mashtruesit t’iu dërgojnë ndonjë e-mail përmes agjensionit rekrutues, por në fakt e-maili i tillë është nga një mashtrues e jo nga agjensioni rekrutues. Si t’a kuptoni këtë?

Ju mund t’a verifikoni këtë duke klikuar në titullin e e-mailit dhe nëse pas simbolit @ nuk është e vendosur emri i agjensionit rekrutues ju duhet të keni kujdes. Për shembull nëse iu vjen një e-mail nga www.GreatAuPair.com e identifikuar si john.smith@gmail.com sigurisht se kjo do të ishte një mashtrim, por nëse e-maili përfundon me john.smith@greataupair.com atëherë mos u frikësoni.

Qëllimi i mashtrimit

Qëllimi që një mashtrues t’iu sulmojë juve është piksëpari vjedhja e të dhënave personale. Disa mashtrues synojnë të përdorin profile të ueb-faqeve të legjitimuara. Pastaj ata iu inkurajojnë t’i vizitoni këto ueb-faqe dhe t’i jepni të dhënat personale.