Lidershipi transformues

Përmbajtja

  1. Hyrje
  1. Lidershipi tranformues
  1. Përparësitë dhe dobësitë e lidershipit tranformues
  1. Zbatimi i lidershipit transformues

 

NA KONTAKTONI

Mos hezitoni të më kontaktoni:

E-mail: arbnor.q.hoxhaj@gmail.com

 

lt4

 

EDU LAB

Rr. Meriman Jakupi

20000, Prizren

Kosovë

 

 

 

lt5

OJQ ETNIKA

Rr. Ali Pashë Gucia

20000, Prizren

Kosovë

 

 

 

 

Lidershipi transformues: Transformimi i menaxherëve

 

lt3

 

 

 

 

 

 

 

 

 

ARBNOR HOXHAJ

Kandidat për titullin MA në Menaxhemnt

 

Hyrje

Roli kryesor që një menaxher duhet t’a përmbushë në vendin e punës

është lidershipi. Menaxherët shpesh mendojnë se pse ata punojnë në pozitën e menaxherit, janë liderë dhe punëtorët me zell do t’i ndjekin udhëzimet e tyre. Në realitet pozita e punës lidhet vetëm me një titull, e jo me aftësinë e të qenit lider. Në vitin 2001 Northhouse e definoi lidershipin si një proces ku një individ e influencon një grup individësh për t’a arritur një qëllim të përbashkët. Për të qenë një lider efektiv, menaxheri duhet t’a influencojë forcën punëtore në një mënyrë mjaft pozitive. Vetëm kështu mund të arrihen objektivat organizative në një organizatë. Përveç kësaj qasja pozitive ndaj lidershipit transformues mund t’a ndihmojë një menaxher që të jetë një lider i jashtëzakonshëm. Kjo ligjëratë do t’a shpjegojë qasjen ndaj lidershipit transformues duke diskutuar përparësitë, dobësitë dhe hapat për zbatimin e saj.

 

Lidershipi transformues

Për t’a zbatuar një qasje të tillë ndaj fuqisë punëtore së pari duhet t’a kuptojmë se çka është lidershipi transformues. Në term më të thjeshtë, lidershipi transformues definohet si proces i transformimit të individëve (Northhouse, 2001). Me fjalë të tjera, lidershipi transformues është aftësia për të motivuar njerëzit që të kenë dëshirë të transformohen, përmirësohen dhe të udhëhiqen. Ai përfshin vlerësimin e motiveve të punëtorëve, kënaqjen e nevojave të tyre dhe vlerësimin e tyre (Northhouse, 2001). Pra, lideri transformues ndikon në arritjen e qëllimeve organizative duke e vlerësuar forcën punëtore.

dhe vlerësimin e tyre (Northhouse, 2001). Pra, lideri transformues ndikon në arritjen e qëllimeve organizative duke e vlerësuar forcën punëtore.
Në teori dhe praktikë njihen katër faktorë kryesor që lidhen me lidershipin transformues (që njihen si 4I): influenca e idealizuar, simulimi intelektual, motivimi i inspiruar, dhe konsiderata individuale.

Në teori dhe praktikë njihen katër faktorë kryesor që lidhen me lidershipin transformues (që njihen si 4I): influenca e idealizuar, simulimi intelektual, motivimi i inspiruar, dhe konsiderata individuale.

_____________________________________________________________________

  • Influenca e individualizuar përshkruan menaxherët të cilët janë model për punëtorët. Të tillë janë ata të cilët respektohen nga fuqia punëtore dhe e gëzojnë besimin e tyre në kontekstin e marrjes së vendimeve për organizatën.

____________________________________________________________________

  • Simulimi intelektual përshkruan menaxherët të cilët nxisin kreativitet dhe inovacione duke sfiduar besimet dhe qasjet brenda grupit. Këta menaxherë ndikojnë në të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve për t’a përmirësuar organizatën dhe vlerës së organizatës në treg.

_____________________________________________________________________________

  • Konsiderata individuale i përshkruan ata menaxherë të cilët shërbejnë si trajnerë apo këshilltarë për forcën punëtore. Këta menaxherë nxisin në arritjen e qëllimeve personale dhe organizative.

________________________________________________________________________________

 

lt2
Lidershipi transformues efektiv rezulton me një performancë e cila tejkalon pritjet organizative. Figura 1 ilustron efektin “shtesë” të lidershipit transformues sepse të gjithë faktorët e lartëpërmendur duhet të bashkohen për t’a arritur “performancën përtej pritjeve” (Northhouse, 2001).Figura 1. Efekti “shtesë” i lidershipit tranformues

Të gjitha këta faktorë janë tepër të rëndësishëm për procesin “transformues”. Kur menaxherët janë shembull, nxitës, inovatorë, dhe trajnerë, do të thotë se ata kanë shfrytëzuar “4I” që t’i “transformojnë” punëtorët në individë më të mirë, më produktiv dhe më të suksesshëm.

(Northhouse, 2001) thekson se në 39 studime lidhur me lidershipin transformues, individët që kanë ekspozuar lidership transformues kanë qenë lider më efektiv me të ardhura më të mira. Ky rezultat vlente si për sektorin publik po ashtu edhe për atë privat (Northhouse, 2001). Kjo tregon për avantazhin që e përcjell në vetvete lidershipi transformues.

 

Përparësitë dhe dobësit e lidershipit transformues

Në aspektin teorik përparësitë dhe dobësitë e lidershipit transformues dallohen qartë. (Northhouse, 2001) identifikon përparësitë dhe dobësitë e lidershipit transformues si vijon:

___________________________________________________________________________

  • Përparësitë janë hulumtuar gjerësisht (duke u marrë shembull liderët e mirënjohur), të cilët kanë ndikuar në motivimin efektiv të punëtorëve në të gjitha nivelet (duke filluar nga motivimi i njëpasnjëshë deri tek motivimi i tërë organizatës), duke shkuar deri në vlerësimin e nevojave të punëtorëve dhe aftësive të tyre.

____________________________________________________________________________

  • Dobësitë përbëhen nga shumë elemente që kanë shtrirje të gjërë, elemente këto të cilat e konsiderojnë lidershipin më shumë si një karakteristikë të personalitetit se sa si një personalitetit se sa si një sjellje e mësuar, dhe kjo mund të qojë deri në keqpërdorimin e pushtetit.

____________________________________________________________________________

Zbatimi i lidershipit transformues

Lidershipi transformues mbart shumë aspekte të udhëheqjes klasike në vetvete. Për të qenë një menaxher transformues nuk ekziston ndonjë e veçantë që duhet ndjekur. Krijimi i “liderit transformues” është proces. Kjo do të thotë që duhet të bëhet përpjekje e ndërgjegjshme që një menaxher t’a adaptojë një stil unik të “liderishipit transformues”. Njohja e bazës së “lidershipit transformues” dhe e “4I” mund t’iu ndihmojë t’a zbatoni këtë qasje në vetveten tuaj. Sipas (Northhouse, 2001) një “lider transformues” i ka këto cilësi:

__________________________________________________________________________

  • I jep mundësi punëtorëve të bëjnë atë që është më e mire për organizatën;

___________________________________________________________________________

  • I dëgjon të gjithë (gjitha versionet/këndvështrimet) për t’a krijuar një ambient bashkëpunues;

___________________________________________________________________________

  • Krijon një vision duke përdorur njerëzit që janë pjesë e organizatës:

___________________________________________________________________________

  • Vepron si agjent i ndryshimeve – është shembull i inicimit dhe impementimit të ndryshimeve.

___________________________________________________________________________

lt1“Lidershipi transformues” paraqet rolin jetik të një menaxhimi të suksesshëm, sepse udhëheqja efektive përcakton nivelin e suksesit të një organizate. Sipas Hesselbein dhe Cohen (1993, p. 263) organizatat që i japin kohë vetvetes për t’a mësuar apo përmirësuar udhëheqjen janë në avantazh konkurrues në raport me ato organizata të cilat nuk i kushtojnë rëndësi mësimit të udhëheqjes efektive apo përmirësimit të saj. Duke u familjarizuar me qasjen e “Lidershipit transformues” dhe duke i kombinuar elementet e “4I”, menaxherët mund të bëhen liderë mjaft efektiv në botën e biznesit.

“Lidershipi transformues” mund të zbatohet në mënyrë individuale dhe grupore. Duke e përdorur këtë qasje “menaxherët” (liderët), dhe “pasuesit” (punëtorët) janë “transformuar për t’a përmirësuar performancën e punës, dhe t’a ndihmojë organizatën të jetë më e fuqishme dhe më e suksesshme.