Leja e punës

Nëse doni të punoni në Gjermani si një i huaj juve iu nevojitet një leje pune. Me instrumentin e Kontrollit të Lejes së Punës (Work Permit Check) juve do t’iu ofrohen informata fillestare se si një shtetas i huaj mund të pajiset me një leje pune dhe se si mund të jepet ajo.

Faktor përcaktues për dhënien e lejes së punës është kombësia juaj, për shembull nëse jeni shtetas i BE apo jo-shtetas i BE. Rregullativa ligjore europiane ka avantazhe të shumta në lidhje me lëvizjen e shtetasve të shteteve të reja të cilat janë anëtare të BE-së. Megjithatë rregullativa ligjore e BE-së kërkon që për çdo shtet të aplikohet procedurë e veçantë në dhënien e lejes për punë në Gjermani, varësisht prej marrëvedhjeve ndërkombëtare dhe traktateve ndërmjet shteteve. Së fundi dallimi kryesor qëndron në kualifikimet e aplikuesve në fushën e kërkuar.

Kontrolli i Lejes (Work Permit Check) së Punës iu ofron të merrni informata në lidhje me këto çështje.

 

Kombësia

Çfarë kombësie keni?

Unë jam…

  • Kombas i shtetit anëtar të BE-së.
  • Shtetas i Lichtenstein, Islandës, Norvegjisë apo Zvicrës.
  • Shtetas i Andorrës, Australisë, Kanadasë, Izraelit, Japonisë, Monakos, Zelandës së Re, San Marinos ose/dhe SHBA-së.
  • Kombas i një shteti tjetër.

 

Kombasit e shteteve anëtare të BE-së

Ju jeni kombas i një shteti anëtar të BE-së. Prej cilit shtet anëtar të BE-së jeni?

Unë jam:

  • Shtetas i Bullgarisë apo Rumanisë ose
  • Kombas i një shteti tjetër anëtar të BE-së.

 

Kombasit e Bullgarisë dhe Rumanisë

Jeni shtetas i Bullgarisë apo Rumanisë. Në këtë rast ju i keni në dispozicion dy mundësi:

  • Të aplikoni në programin e punëtorëve të pakualifikuar
  • Të aplikoni në programin e punëtorëve të kualifikuar.

 

Programi i punëtorëve të pakualifikuar

Jeni shtetas i Bullgarisë apo Rumanisë dhe dëshironi të aplikoni në programin e punëtorëve të pakualifikuar (që nuk kërkon trajnim shtesë)?

Dëshironi të aplikoni si punëtor sezonal në agrikulturë dhe pylltari apo në industrinë e hotelierisë dhe mikpritjes?

  • Po unë dëshiroj të aplikoj si punëtor sezonal në agrikulturë dhe pylltari dhe
  • Po unë dëshiroj të aplikoj si punëtor sezonal në industrinë e hotelierisë dhe mikpritjes.

Në përgjigjen e parë: ju mund të punoni në Gjermani pa pasur nevojë për një leje pune.

Në përgjigjen e dytë ju nuk mund të punoni në Gjermani në profesionet e tjera si punëtor i pakualifikuar.

 

Programi i punëtorëve të kualifikuar

Jeni shtetas i Bullgarisë apo i Rumanisë dhe dëshironi të aplikoni në programin e punëtorëve te kualifikuar?

A keni diplomë universitare?

  • Po unë kam diplomë universitare
  • Jo unë nuk kam diplomë universitare.

Në rastin e parë: Ju mund të gjëni një vend pune pa pasur nevoje që të aplikoni për leje pune.

Ne rastin e dytë: Ju nuk keni diplomë universitare, por ju mund t’a paraqitni kontratën e punës para autoriteteve për të aplikuar për leje pune.

 

Kombas i një shteti tjetër anëtar të BE-së

Ju e keni kombësinë e një shteti tjetër të BE-së përveç Bullgarisë dhe Rumanisë? Atëherë ju nuk keni nevojë të aplikoni për t’u pajisur me leje pune për të punuar në Gjermani.

 

Shtetasit e Lihtenshtajn-it, Islandës, Norvegjisë dhe Zvicrës

Për kombasit e këtyre shteteve nuk nevojitet leja e punës nga ana e autoriteteve.

 

Shtetasit e Andorrës, Australisë, Kanadasë, Izraelit, Japonisë, Monakos, Zelandës së Re, San Marinos ose/dhe SHBA-së

Jeni shtetas i Andorrës, Australisë, Kanadasë, Izraelit, Japonisë, Monakos, Zelandës së Re, San Marinos ose/dhe SHBA-së. Një leje pune do iu lëshohet në mënyrë parimore.

 

Kombës i një shteti tjetër

A vini nga një shtet tjetër jo-anëtar të BE-së?

A keni diplomë universitare?

  • Po unë kam diplomë universitare
  • Jo unë nuk kam diplomë universitare.

 

Kombasit e shteteve jo-anëtare të BE-së më diplomë universitare

Vini nga një shtet jo-anëtar i BE-së dhe keni diplomë universitare? A keni ndonjë ofertë pune që iu siguron të ardhura vjetore prej 48.400€ në vit?

  • Po unë kam një vend punë që më ofron të ardhura vjetore prej 48.400€ në vit

–     Jo unë nuk kam një vend punë që më ofron të ardhura vjetore prej 48.400€ në vit.

Në rastin e parë juve mund t’iu ofrohen një leje pune në formë të Kartës Blu.

 

Të ardhurat më pak se 48.400€ në vit

Ju keni të ardhura vjetore më pak se 48.400€ në vit?

A keni diplomë universitare në fushat si: matematikë, informatikë, shkenca natyrore, technologji apo mjekësi dhe a keni ofertë pune e cila iu siguron të ardhurat vjetore në vlerë prej 37.752€ në vit?

  • Po unë kam diplomë universitare në profesionet MISHT (Matematikë, Informatikë, Shkenca Natyrore, Teknologji) të ardhura vjetore prej 37.752€
  • Jo nuk kam diplomë universitare në MISHT dhe nuk kam të ardhura vjetore prej 37.752€.

 

Diploma universitare në MISHT

Ju keni diplomë universitare në MISHT apo në mjekësi? Në këtë rast mund t’iu ofrohet Karta Blu në formë të lejes së punës, nëse të ardhurat vjetore i plotësojnë kriteret e lartëpërmendura.

 

Diploma universitare në profesionet e tjera

Ju nuk keni diplomë universitare në profesionet MISHT apo në mjekësi dhe fitoni më pak se 37.752€ në vit?

Në rastin e tillë parashtrohet pyetja se: a keni diplomë universitare gjermane apo keni diplomë të ndonjë institucioni arsimore gjerman jashtë Gjermanisë?

  • Po unë kam diplomë universitare Gjermane apo të një institucioni arsimor gjerman jashtë Gjermanisë
  • Jo unë nuk kam diplomë universitare gjermane apo të ndonjë institucioni gjerman jashtë Gjermanisë.

 

Universiteti Gjerman apo shkolla gjermane jashtë Gjermanisë

Ju jeni një kombas i një shteti jashtë BE-së që keni diplomuar në ndonjë universitet Gjerman apo shkollë Gjermane jashtë Gjermanisë dhe fitoni më pak se 37.752€ në vit? Ju keni studiuar në ndonjë fushë tjetër përveç MISHT?

Një leje pune mund të iu ofrohet nëse arrini t’a siguroni një kontratë pune.

 

Diplomë Universitare Jo-Gjermane

Ju jeni një kombas i një shteti jashtë BE-së që keni diplomë universitare Jo-Gjermane dhe fitoni më pak se 37.752€ në vit? Ju nuk keni diplomë në MISHT, porn ë një fushë tjetër?

Atëherë, në mënyrë parimore mund të iu ofrohet një leje pune nëse grada juaj akademike i përmbush kriteret e përcaktuara nga autoritetet.

 

Kombasit e shteteve jo-anëtare të BE-së pa diplomë universitare

Jeni kombas i një shteti jo-anëtar të BE-së dhe nuk keni diplomë universitare? Keni kryer ndonjë trajnim profesional apo punë praktike në Gjermani?

  • Po unë kam kryer trajnim apo punë praktike në Gjermani
  • Jo unë nuk kam kryer trajnim apo punë praktike në Gjermani.

 

Trajnimi apo puna praktike në Gjermani

Nëse jeni kombas i një shteti jo-anëtar të BE-së dhe nëse keni kryer trajnim profesional apo punë praktike në Gjermani mund të iu ofrohet një leje pune më rastin e sigurimit të një kontrate pune.

 

Asnjë trajnim apo punë praktike e kryer në Gjermani

Ju nuk keni diplomë universitare madje nuk keni kryer ndonjë trajnim apo punë praktike në Gjermani?

A jeni specialist në Teknologjinë Informative dhe të Komunikimit?

  • Po unë jam specialist në Teknologjinë Informative dhe të Komunikimit
  • Jo unë nuk jam specialist në Teknologjinë Informative dhe të Komunikimit.

 

Specialist në Teknologjinë Informative dhe të Komunikimit

Si një kombas i një shteti jo-anëtar të BE-së, pa nivel akademik universitare, pa trajnim paraprak apo punë praktike në Gjermani, juve mund të iu ofrohet një leje pune nëse jeni specialist në Teknologjinë Informative dhe të Komunikimit.

 

Jo specialist në fushën e Teknologjisë Informative dhe Komunikimit

Nëse nuk jeni specialist në fushën e Teknologjisë Informative dhe të Komunikimit, nuk keni diplomë universitare dhe as nuk keni kryer ndonje trajnim apo punë praktike në Gjermani atëherë e keni edhe një mundësi:

 

A keni aftësi profesionale si infermier apo kujdes ndaj të moshuarve?

  • Po unë kam aftësi profesionale në infermieri dhe për kujdes ndaj të moshuarve
  • Jo une nuk kam aftësi profesionale në infermieri dhe për kujdes ndaj të moshuarve

Në rastin e parë: Të qenit punëtor i kualifikuar në infermieri dhe/ose për kujdes ndaj të moshuarve një leje pune mund të iu ofrohet vetëm nëse jeni shtetas i Kroacisë.

Në rastin e dytë: Nëse ju nuk jeni i specializuar as për infermieri dhe kujdes ndaj të të moshuarve nuk ka mundësi të iu ofrohet një leje pune. Kjo ndodh vetëm në rastet e jashtëzakonshme.