Kriteret për aplikim

Kriteret për aplikim

Provoni t’i brohorisni fëmijëve në një ndeshje futbolli, të luani dhe të vraponi me ta në park, apo t’ia fashoni gjurin gjatë rrezimit apo t’ia lani dorën nga pickimi. Të gjitha këto përvoja ju mund t’i përjetoni nëse i plotësoni kriteret për të aplikuar si Au Pair.

Për të aplikuar ju duhet të:

  • Të jeni ndërmjet 18 – 26 vjeç,
  • T’i doni fëmijët dhe të keni përvojë formale apo jo-formale kujdesi ndaj tyre,
  • T’a flisni gjuhën Angleze mirë (mos u brengosoni Anglishtja juaj nuk kërkohet të njihet shkëlqyeshëm)!
  • Të keni dosje të pastër kriminale,
  • T’a keni të përfunduar shkollën e mesme,
  • Të keni patent shoferin,
  • Të jeni në gjendje të mirë shëndetësore dhe
  • Të jeni i gatshëm të jetoni jashtë vendit tuaj për së paku një vit.