Koncepti i biznesit

Koncepti i Punësohu është që të vendosë në tregun e punës persona të rinjë të cilët kërkojnë vende pune pas përfundimit të shkollimit të tyre. Pas diplomimit, kryerjes së trajnimeve, seminareve këta të rinjë janë të gatshëm t’i zbatojnë njohuritë e fituara në praktikë. Ja disa pika që do të analizohen:

1. Punësohu do t’iu ofrojë vende të punës moshës së re;

2. Punësohu do të kërkojë kompani që kanë nevojë për Burime Njerëzore dhe që ende nuk i ka gjetur Burimet e duhura për t’i plotësuar nevojat e veta;

3. Punësohu do të ketë lokacionin në një ambient biznesor;

4. Punësohu do t’iu ofrojë punë për herë të parë klientëve, studentëve, të posadiplomuarve;

5. Punësohu do shërbejë si urë lidhëse ndërmjet Universiteteve, studentëve dhe kompanive.