E drejta për të aplikuar

e-drejta-per-te-aplikuar

 

A dëshironi të jetoni në Gjermani dhe të jeni shtetas i Bashkimit Europian?

Ngjashëm me Kartën e Gjelbër Americane (American Green Card) Karta Blu u ofron shtetasve jashtë Bashkimit Europian të cilët kanë nivel të lartë edukimi dhe shkathësi në punë të jetojnë dhe punojnë në vendet e Bashkimit Europian si shtetas të saj. Regjistrohuni në rrjetin tonë, siguroni një kontratë pune dhe të aplikoni për Kartën Blu në Gjermani apo vend tjetër që është anëtar i Bashkimit Europian.

 

E drejta për të aplikuar për Kartën Blu

Personat që qëndrojnë në vendet e Bashkimit Europian në saje Kartës Blu e gëzojnë titullin “Europianë të Kartës Blu”. Personat që kanë të drejtë të aplikojnë për Kartën Blu janë:

 

Të posadiplomuarit

Parakushti kryesor që të jeni fitues dhe kandidat potencial për Kartën Blu është të jeni i displomuar në ndonjë universitet të akredituar në vendin tuaj, si dhe të siguroni një kontratë pune e cila iu siguron pagën vjetore minimale 46.400€. Personat me përvojë pune të cilët munden t’i argumentojnë aftësitë e veta nëpërmjet dokumentacioneve kanë përparësi gjatë aplikimit në këtë program. Nuk ekziston ndonjë mundësi për të aplikuar nëse ju nuk keni nivel akademik universitar.

 

Punëtorët e kualifikuar

Ekziston një përjashtim lidhur me kërkesën e pagës vjetorë për vendet e punës të cilat kanë mungesë. Ky limit është deri në normën kur paga mund të jetë 37.752€. Kjo vlen për inxhinierët, akademikët, si dhe për punëtorët e tjerë të kualifikuar në fushën e informacioneve, komunikimit, dhe për mjekët. Kjo kategori nuk kërkon ndonjë para-kusht tjetër. Pra, për kategorinë, e cila konsiderohet si “kategoria e veçantë e shtetasve jo-europian” ekziston një limit më i ulët i para-kushtit për pagë. Pra një matematicient, shkencëtar, inxhinier, mjek, punëtor i kualifikuar i teknologjisë informative e ka limitin e pagës të përcaktuar në 37.752€.