Duke punuar në gjermani

duke-punuar-ne-gjermani

 

A është e lejuar që një individ me kombësi jo-gjermane të punojë në Gjermani

Zakonisht individët me kombësi jo-gjermane kanë të drejtë të punësohen në Gjermani vetëm nëse ka vende të mjaftueshme pune për t’a dhe emigrantët të cilët tashmë një kohë të gjatë jetojnë në Gjermani nuk arrijnë t’i plotësojnë ato vende pune. Shtetasit e huaj duhet të pajisen me një leje-qëndrim e cila iu mundëson atyre të punojnë në Gjermani. Për punëtorët e pakualifikuar dhe me kualifikim të kufizuar mundësia për punë është shumë e ulët. Megjithatë shtetasit e huaj të kualifikuar të tillë si ata me arsim të lartë mund të hyjnë në Gjermani si emigrantë të ligjshëm. Ata mund të marrin lejen e qëndrimit afatgjatë.

 

Sistemi i Kartës Blu

Sistemi i Kartës Blu filloi më 1 Gusht 2012 në Gjermani. Individët me një diplomë universitare gjermane dhe ata me një gradë akademike e cila përputhet me kriterët në Gjermani kanë një qasje më të lehtë ndaj tregut të punës. Për t’a fituar Kartën Blu këta persona duhet të dëshmojnë kualifikimin e tyre dhe të kenë një ofertë pune. Oferta e punës duhet të sigurojë të ardhura vjetore bruto në vlerë prej 46.400€. Kështu ne rastin e tillë nuk ka nevojë të ekzistojë miratimi nga ana e Agjensionit Federal të Punësimit. Sistemi i Kartës Blu përfshin edhe shtetasit e huaj me kualifikim në IT, matematikë, shkenca natyrore dhe mjekësi. Për këtë kategori kërkesa është që ata të sigurojnë një vend pune me të ardhura vjetore bruto në vlerë prej 37.752€. Mirëpo në rastin e tillë nevojitet leja nga Agjensioni Federal i Punësimit. Kategoria e profesionistëve të vetë-punësuar miratohet vetëm nëse veprimtaria e tyre do ndikonte për të mirë në zhvillimin ekonomik të Gjermanisë.

 

Në detaje: Qasje e qytetarëve jashtë BE-së në tregun Gjerman të punës

Shtetasit e huaj të cilët dëshirojnë të punojnë në Gjermani ose të cilët janë duke punuar duhet të pajisen me një leje-qëndrim. Kjo vlen për personat të cilët janë nga shtetet jo anëtare të BE dhe per shtetasit e Zvicrës. Kjo nuk vlen për shtetasit e BE-së. Përjashtim në këtë rast kanë shtetasit e Bullgarisë dhe Rumanisë të cilët duhet të aplikojnë për leje pune. Punësimi në Gjermani është i mundshëm vetëm nëse individët kanë vendqëndrim në këtë vend. Në thelb kërkesa për qëndrim në Gjermani duhet të parashtrohet para hyrjes në të. Kjo mund të bëhet në përfaqësuesin e shtetit Gjerman (ambasadën) në vendin tuaj. Qytetarët e vendeve si Australisë, Izraelit, Japonisë, Kanadasë, Republikës së Koresë, Zelandës së Re apo SHBA-së mund t’a marrin lejen për qëndrim pas hyrjes në Gjermani. Punën mund t’a fillojnë vetëm pasi të jenë pajisur me leje qëndrimi.
Hyrja e shtetasve jo-europian në Gjermani në tregun gjerman të punës behët në bazë të një statute ligjor (rendi në bazë të profesioneve). Vetëm disa profesione të caktuara kanë të drejtë të hyjnë në tregun Gjerman të punës. Normalisht leja për menaxhimin e punës është e nevojshme. Për punëtorët më pak të kualifikuar mundësitë për të hyrë në tregun gjerman të punës janë të rralla. Për punëtorët e kualifikuar mundësitë janë të shumta: ata mund të aplikojnë për statusin e emigrantit ligjor dhe kanë të drejtë të punojnë një kohë të gjatë në Gjermani.
Nga 1 Gushti i vitit 2012 mundësitë për t’u bërë pjesë e tregut gjerman të punës kanë qenë të mëdha për të posadiplomuarit e huaj në Gjermani, por edhe për ata që kanë një kualifikim universitar të ngjashëm me atë gjerman. Kjo ishte baza e arsyeshme për të aplikuar për Programin e Kartës Blu. Për këtë bazë nevojitet të paraqiten dëshmi. Dëshmia më konkrete në këtë drejtim është kontrata e punës e cila i siguron një individi të ardhura vjetore në vlerë prej 46.400€. Në këtë rast nuk ka nevojë për të aplikuar për leje të punës në Agjensionin Federal të Punës. Për punëtorët e kualifikuar në fushat si: informatikë, teknologji, shkenca sociale dhe mjekësi kanë të drejta të barabarta me shtetasit gjerman në procesin e aplikimit për një vend pune, por në këtë rast kërkohet leja e punës nga ana e Agjensionit Federal të Punës (duke theksuar se kontrata e punës kësaj kategorie duhet t’i sigurojë të ardhura vjetore bruto në vlerë prej 37.752€).

 

Kontrollimi i lejes së punës

Kontrollimi i lejes së punës është një kontroll i shpejtë i mundësive që keni në tregun gjerman të punës.

 

Programi i trajnimeve

Shtetasit e huaj mund t’a fitojnë të drejtën për të qëndruar në Gjermani duke bërë punë praktike. Në këtë rast është e nevojshme leja e Agjensionit Federal të Punës. Para dhënies së lejes Agjensioni Federal i Punës kontrollon se a ekzistojnë aplikues gjerman apo ndonjë aplikant i preferuar për programin e trajnimit.

 

Viza për kërkimin e një vendi pune në Gjermani

Studentët e posadiplomuar në Gjermani, studentët gjerman të diplomuar jashtë Gjermanisë apo edhe studentët e huaj të diplomuar në një vend tjetër, por që grada akademike përputhet me kriteret e të njejtës gradë në Gjermani mund të kërkojnë një vend pune në këtë vend. Këta persona mund të aplikojnë për Vizë për të gjetur një vend pune e cila e ka vlefshmërinë deri në 6 muaj, pra këta individë kanë kohë gjashtë muaj që të gjejnë një vend punë në Gjermani. Ata duhet të vërtetojnë se kanë mjaftueshëm para për t’a financuar vetveten gjatë këtij qëndrimi gjashtë-mujor. Është plotësisht e ndaluar që të punohet gjatë këtij qëndrimi gjashtë-mujor pasiqë ky lloj i vizës nuk e lejon një gjë të tillë.