Diferencimi i shërbimeve

Nga perspektiva e kompanive si klientë diferencimi i shërbimeve tona është shërbimi Cilësi/Kosoto e ulët. Cilësia e Burimeve Njerëzore do të jetë shkollimi i lartë i përfunduar dhe gatishmëria për t’i zbatuar në praktikë aftësitë e fituara. Kostoja e ulët mund të shikohet në dy mënyra të ndryshme: Pasiqë Burimet Njerëzore nuk kanë shumë aftësi praktike ata do të punojnë për një pagë më të ulët në këmbim të përvojës. Gjithashtu plani i pagesës me këste do t’i jepte kompanisë më shumë kohë për t’a shndërruar punëtorin në profit.

Për Burimet Njerëzore, fakti që ne punojmë me kompanitë të cilat i kuptojnë qëllimet e tyre dhe janë të gatshme t’i japin atyre një mundësi për t’u rritur në përvojë, përfaqëson rehati dhe kënaqësi gjatë kërkimit të punës dhe shkuarjes në intervistë.