Audienca e tregut

Në vendet ku ka një numër të madh të papunësisë, tregu për Agjensionet e Rekrutimit është potancialisht i gjerë dhe me perspektivë. Në anën tjetër kompanitë vendore në vendet e tilla shpesh mbyllen duke reduktuar ofertat e punës.

Në rastet e tilla zakonisht kompanitë fokusohen tek studentët dhe të posadiplomuarit, pra tek personat të cilë kanë ambicie dhe vizion, por kjo ndodh me tregun e jashtëm dhe fatkeqësisht jo me tregun e brendshëm, kjo është arsyeja që ne do të ofrojmë vende pune kryesisht jashtë vendit. Ajo që do të ndikojë që të kemi sukses si një agjension punësimi është se të rinjtë studentë apo dhe të posadiplomuarit në vendin tonë kanë një eksperiencë 0 në praktikë. Kjo do të ndikojë qe ata përmes neve të kërkojnë punësim jashtë vendit në mënyre që të fitojnë eksperiencë në njërën anë dhe në anën tjetër këtyre kandidatëve do t’u ofrohet një pagë pak më e ulët se ajo standarde nga ana e kompanive dhe nga ky ekuacion dalin të fituar të dyja palët.

Gjithashtu kompanitë mund t’i rrisin dhe trajnojnë si dhe mësjnë këta të rinjë me standardet dhe normat e tyre duke i shëndruar edhe në punonjës të përhershëm.

Punësohu do të jetë një urë lidhëse ndërmjet këtyre dy plaëve dhe do të sigurojë që të dyja palët të ndihen të suksesshëm në zgjedhjet e tyre.