Aplikimi

Apliko Ketu

aplikimi

 

Kush mund të aplikojë për Kartën Blu?

Akademikë dhe punëtorë të kualifikuar që jetojnë jashtë vendeve të Bashkimit Europian kanë të drejtë të aplikojnë për Kartën Blu, si leje e thjeshtë apo e kufizuar pune. Aplikimi mund të dërgohet në departamentin e huaj përgjegjës përmes agjensionit tonë. Departamenti i huaj përbën nivelin e mesëm administrativ. Ky departament pastaj i raporton Departamentit të Punës dhe Agjensionit për Punësim në Gjermani për vendimet e tyre në lidhje me Kartën Blu.

 

Kushtet për aplikim

Një diplomë universitare Gjermane, diplomë e huaj e cila pranohet në Gjermani apo një diplomë universitare e cila është e ngjashme me atë Gjermane

Departamenti Qendror për Shërbim ndaj edukimit të huaj (ZAB) ofron një bazë të të dhënave për të treguar se cilat diploma të huaja pranohen në Gjermani. Nëse baza e të dhënave nuk ofron informata të dobishme aplikuesit duhet të aplikojnë individualisht për kontrollin e gradës së tyre akademike.

 

Kontrata për punëtorin e kualifikuar

Një kontratë pun duhet të prezantohet dhe duhet të jetë e qartë se paga vjetore është së paku 46.400€ në vit (3.867€ në muaj). Në disa sektorë të cilën quhen “sektorët mungesë” mjafton paga vjetore prej 37.752€ në vit (3.146€ në muaj).  Për momentin në “sektorët mungesë” bëjnë pjesë këta kategori punëtorësh: shkencëtarët, matematikantët, arkitektët, zyrtarët e planifikimit, urbanistët, menaxherët e trafikut, projektuesit, inxhinierët, mjekët (duke mos përfshirë dentistët), si dhe punëtorë të kualifikuar akademikë në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.

 

Miratimi nga ana e agjensionit federal

Nëse posedoni diplomë post-universitare Gjermane dhe një kontratë pune më pagë vjetore minimale 46.400€ apo një pagë minimale në “sektorët pungesë” me një vlerë prej 37.752€ në vit ju nuk keni nevojë për miratimin e Agjensionit Federal.

 

Është i nevojshëm Autoriteti i Tregut të Punës

Duhet të miratohet legjitimiteti i Diplomes Universitare të huaj dhe i nevojës për mungesë të punëtorëve në sektorin e caktuar.

 

Leja për profesionalizëm

Për profesionet e caktuara si mjekësi apo inxhinieri sektoriale kërkohet leja e ushtrimit të profesionit para dhënies së Kartës Blu.

 

Vendi i jetesës në sektorin e departamentit rajonal të huaj

Departamenti regjional i huaj mund t’ia lejojë një individi Kartën Blu vetëm nëse ai/ajo jeton brenda zonës së vet të përgjegjësisë. Prandaj, është e nevojshme leje-qëndrimi. Ky fakt nënkupton se aplikanti ka arsye për të qëndruar. Përveç Kartës Blu ekziston edhe mënyra klasike e aplikimit për vizë për të hyrë në Gjermani. Kjo bëhet në ambasadën Gjermane në vendin tuaj. Edhe për vizë vlejnë të njejtat kondita sikurse për Kartën Blu. Mirëpo nësë aplikoni për vizë nuk keni nevojë për të aplikuar për Kartën Blu.

 

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim

Për t’a plotësuar aplikimin tuaj për Kartën Blu nevojiten këto dokumente:

  • Pasaporta valide
  • Një foto e re biometrike: dimensionet e së cilës duhet të jenë 35mm x 45mm dhe të tregojnë personin me ftyrë përpara paratit fotografik. Shprehja e fytyrës duhet të jetë neutrale dhe me gojë të mbyllur. Sfondi duhet të jetë i ndritshëm
  • Raporti universitar: Nëse nevojitet vlerësimi nga ZAB
  • Kontrata e punës apo oferta konkrete e punës
  • Aplikacioni për leje qëndrim (Antrag auf Erteilung eines Aufenthaltstitels). Ky jepet pasi që pjesa tjetër e aplikacionit merr trajtë eksplicite (ju kualifikoheni për Karrtën Blu)
  • Aplikacioni për lejen e punës (Antrag auf Erlaubnis einer Beschäftigung). Kjo nevojitet vetëm kur kërkohet miratimi nga ana e Agjensionit Federal për Punë
  • Përshkrimi i vendit të punës (Stellenbeschreibung). jo nevojitet vetëm kur kërkohet miratimi nga ana e Agjensionit Federal për Punë

 

Adresat e autoriteteve të huaja në qytetet më të rëndësishme Gjermane

 

Berlin

Landesamt für Bürger- und Ordnungsangelegenheiten

Ausländerbehörde (Abteilung IV)

Friedrich-Krause-Ufer 24

13353 Berlin

 

Frankfurt

Ausländerbehörde

Ordnungsamt

Rebstöcker Straße 4

60326 Frankfurt am Main

Telefon: +49 (0)69 212 42485

Telefax: +49 (0)69 212 42216

 

Stuttgart

Ausländer- und Staatsangehörigkeitsrecht Amt für öffentliche Ordnung Eberhardstraße 3970173 Stuttgart

Telefon: +49 711 216-91856 +49 711 216-91857

Fax: +49 711 216-7974

 

Munich

Landeshauptstadt München

– Ausländerbehörde –

Kreisverwaltungsreferat (KVR)

Hauptabteilung II Einwohnerwesen Ausländerangelegenheiten

Ruppertstraße 1980337 München

Tel.: 0049 89 233 96010

 

Düsseldorf

Stadt Düsseldorf

– Ausländerbehörde –

Willi-Becker-Allee 7

40200 Düsseldorf

Telefon 0049 211 89-21020

Telefax 0049 211 89-29036

 

Dresden

Stadt Dresden

Ausländerbehörde

Theaterstr. 13

01001 Dresden

Telefon 0049 351 4886300

Fax 0049 351 4886446

 

Hamburg

Stadt Hamburg

Einwohner-Zentralamt

Amsinckstraße 28+3420097 Hamburg

Telefon: +49 40 42839-2298

Fax: +49 40 42839-3508